Aksident fatal në Tiranë, një person përplaset nga automjeti dhe ndërron jetë në spital



Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.
Aksidenti tragjik ka ndodhur sonte rreth orës 19:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek semafori që kthehesh për në Laprakë.
Një automjet me targa AA 422 MS që drejtohej nga A.C., dyshohet se ka aksidentuar këmbësoren A. B., 58-vjeçe, e cila u dërgua në QSUT, por ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.