Aksident i rëndë afër Haraçinës, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Haraçinë.
Sipas informacioneve të para në këtë aksident janë përplasur një automjet i tipit xhip-Mercedes me targa të Tetovës dhe një veturë BMË kabriloet me targa të Shkupit.

Në aksident si duket ka të lënduar, sepse në afërsi vërehen gjurmë të gjakut.
Deri mw tani nuk dihet identiteti i pjesëmarrësve në aksident, e as gjendja e tyre shëndetësore, por nga fotografia duket se më tepër ka pësuar automjeti i tipit BMW, njofton gazeta Lajm.
Aksidenti ka ndodhur në vendin ku dilet nga autostrada dhe merret rruga për në Haraçinë, vend ku edhe më herët kanë ndodhur shumë aksidente për shkak se kthesa nuk është bërë sipas standardeve të nevojshme.