Aksident i rëndë në Gllarevë – tetë persona mbesin të lënduar

394

Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rrugëve të Kosovës.

Në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në Gllarevë, tri vetura janë përfshirë në një aksident ku kanë mbetur të lënduar tetë persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 të së hënës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Driton Rugova, nga policia në rajonin e Pejës.

Ditëve të fundit ka pasur numër të shtuar të aksidenteve në trafik.

Vetëm dje, e diel, në dy aksidente të ndara kanë pësuar me jetë gjashtë persona.

Comments