Aksident i rëndë në Kodrën e Trimave në Prishtinë, tre të lënduar (Foto/Video)


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në natën e së premtes në kryeqytetin e Kosovës.
Tre persona janë lënduar si rezultat i ndeshjes së dy automjeteve në Kodra e Trimave, më saktësisht në lagjen ‘Vëllezërit Fazliu’, raporton Gazeta Express.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë, e cila ka dërguar me urgjencë të lënduarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shkaqet e aksidentit tani për tani nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Lexuesit i kanë dërguar Gazetës Express fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. /Express/