Aksident i rëndë në Ohër, një i vdekur dhe disa të plagosur
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peshtani të Ohrit. Sipas të dhënave të para jozyrtare në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.
Jozyrtarisht mendohet se një person ka vdekur dhe ka edhe disa të plagosur.
Trafiku është ndërprerë plotësisht, dhe linjat e gjata të automjeteve janë bërë nga hyrja në Peshtani në Trpejc.
Që nga fillimi i këtij viti, përfshirë edhe korrikun në Maqedoni deri më tani në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.