Aksident i rëndë në rrugën Tiranë-Elbasan, disa të plagosur

231
fresco
aksident-1-780x439

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kërrabës, në rrugën Elbasan-Tiranë, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, si pasojë e aksidentit pesë persona janë plagosur, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa të lënduarit po transportohen në spitalin e Elbasanit me makinat e rastit.

Comments