Aksident i tmerrshëm në rrugën Shkup-Bllacë



Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shkup-Bllacë, që njihet ndryshe si rruga e Kosovës. Burime për SHENJA thonë se dy autometet të cilat kanë lëvizur në kahje të kundërt, kanë pasur goditje direkte.
Siç mund të shihet në foto e mëposhtme, përplasja ka qenë e fuqishme dhe të dyja veturat thuajse janë shkatërruar plotësisht. Ende nuk ka informacione për viktima ose të lënduar. /SHENJA/