Aksident me dy viktima në Gjirokastër, e përfshirë makina e Forcave të Armatosura

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy peronave ka ndodhur në Gjirokastër.
Në aksident janë përfshirë një makinë e Forcave të Armatosura, e cila është përplasur me një kamionçinë ngjyrë të verdhë në aksin Tepelenë-Gjirokastër në afërsi të kthesës së Viroit.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i kamionçinës Pano Kalanderi 56 vjeç dhe personi që ishte në vendin e parë në kamionçinë emri i të cilit ende nuk është mësuar.
Kamioni ushtarak transportonte materialet e arkivit të Gjirokastrës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.