Aksident me fatalitet në Kërçovë–Ohër, MPB konfirmon një të vdekur

159
fresco

“Në SPB Kërçovë është raportuar se në magjistralen Kërçovë-Ohër, mbi fshatin Popoec, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Nissan Navara” të drejtuar nga B.S. (26) nga fshati Drslajcë, Strugë, dhe një automjeti “BMW” të drejtuar nga A.B. (50) nga fshati Greshnicë, Kërçovë.

Në aksident, bashëudhëtari i automjetit BMW, E.B. (25) nga fshati Greshnicë, rajoni i Kërçovës, pësoi lëndime të rënda dhe u transportua në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku edhe ndërroi jetë.

Vdekjen e ka konfirmuar një mjek, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik dhe një ekip inspektimi nga DPB e Kërçovës.

Comments