Aksident me motor, humb jetën i riu

337

Moebel THEMA

dollapi ok ok

Një i ri ka gjetur vdekjen në një aksident me motor në kryeqytet. Sipas burimeve bëhet fjalë për të riun, Jetnis Dollapi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00, tek ish-Klubi “Partizani”. 28-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe nuk ka mundur t’ju rezistojë.

Dollapi që drejtonte motorin, me targë TR 430 E, ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me muret anësore të rrugës.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit.

jetnis dollapi

Kush është Jetnis Dollapi

I riu nuk ka qenë i panjohur për policinë e Tiranës. Në 27 mars të 2014 rreth orës 19.20 në rrugën “Ndre Mjeda”, pas një grindje të castit, ai ka tentuar të vrasë duke e qëlluar disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin 36-vjeçarin Gramoz.F. Ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë, por po rrezik për jetën. Më herëy ai ka qenë i dënuar për plagosje dhe armbajtje pa leje. /tvklan.al

Comments