Aksident me vdekje në Korçë 

589
fresco

 

midle

humb-jet-euml-n-nj-euml-person-n-euml-nj-euml-aksident-trafiku_hd-780x439

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku mësohet se ka humbur jetën një adoleshent.

Burime zyrtare nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, në Korçë, pranë “Varrezave të Qytetit”.

M. Myftaraga, rreth 25 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “BMW” me targa AA 653 IV, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një shtetas rreth 16 vjeç ende i pa identifikuar.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Comments