Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave si pasojë e mos-mbajtjes së distancës.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Deberllukë të Vushtrrisë. Të përfshira kanë qenë tri vetura, ku si pasojë lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri”, tha Zahiti.

