Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjakovë, tre të lënduar rëndë



Në magjistralen Prishtinë – Gjakovë, në fshatin Rakovinë, sot ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë mbetur të lënduar rëndë një mashkull e dy femra.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe pakujdesisë.
Sipas lexuesit i cili për Koha.net raportoi aksidentin,të lënduarit, babai me dy vajza, janë dërguar në spital ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës.