Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, vdes një person

178

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dah Polloshka” rreth orës 13:25, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, drejtues i automjetit, mashkull i moshës madhore rreth 81 vjeç”

“Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke vazhduar me hetime deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”

“Në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për egzaminim mjeko-ligjorë”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Gjakovës.

Kurti tha se s’ka amnisti për manipulimet me vota, Deda: Le të shkarkohet pra nëkryetari i dënuar i Mitrovicës
Read more

Comments