Aksident në Tiranë – Makina BMW X6 u ikën ‘Shqiponjave”, përplaset me avllinë e shtëpisë



Mund të ishte shndërruar në tragjedi për personat që udhëtonin në të, por fatmirësisht ky aksident rrugor ka përfunduar pa pasoja në njerëz.
Automjeti tip BMW X6 me dy persona brenda ka përfunduar në oborrin e një banese në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, pasi ka shembur avllinë e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Mësohet se automjeti po ikte policisë.Dy personat që udhëtonin në mjet kanë tentuar të tentuar të largohen me shpejtësi në momentin që kanë parë t’u afrohen disa forca “Shqiponja”.
Pas aksidentit ata kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga punojësit e policisë së shtetit.
BMW X6 perplaset me murin gjate ndjekjes nga… by PanoramaVideo