Aksident tragjik në Maminas, humb jetën një 25 vjeçar e plagoset rëndë një tjetër

300
fresco

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maminas, rreth orës 21:30. Mësohet se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti tip “Benz” dhe një motoçiklete.

Për pasojë, ka mbetur i vdekur shtetasi E.Xh, drejtues i motorit dhe është plagosur pasagjeri Xh.B.
Viktima ishte 25 vjeç, ndërsa miku i tij 23 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 21:30, në Maminas, E. B., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, me drejtues shtetasin E.Xh. 25 vjec, dhe pasagjer Xh.B. 23 vjec.

Fatkeqësisht, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri i motorçiketës ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ndodhet në ambientet e Komisariatin e Durrësit, dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./albeu.com/

Comments