Aksidenti i frikshëm në Itali, i riu shqiptar po lufton me vdekjen. Ja emri 

500

 

pronto-soccorso- urgjenca itali

Mbetet në gjendje të rëndë në spital dhe në rrezik për jetën 21-vjeçari shqiptar Donald Koci, me banim në Pontelambro të Italisë, i cili është plagosur në një aksident të ndodhur në rrugën “Prealpi” në komunën Albavilla, në natën mes së shtunës dhe të dielës, raportojnë sot mediat lokale.

Makina tip “BMW 320 touring” me të cilën udhëtonte shqiptari është përplasur kokë më kokë me një “Volkswagen Polo” e drejtuar nga një 28-vjeçar italian.

Të dyja makinat janë shkatërruar plotësisht. Siç raportojnë mediat lokale, edhe italiani është plagosur, por nuk është në gjendje aq të rëndë sa shqiptari, shkruan Syri.net.

Me 21-vjeçarin udhëtonte edhe një tjetër shqiptar, i cili është plagosur gjithashtu, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i përplasjes është ende i paqartë. /Syri.net/

Comments