Aksidenti në Bërnjarcë: 13 persona përfundojnë në spital!

289

Më 07.05.2023 në orën 13.40 në SPB-Shkup është denoncuar se në rrugën lokale Bërnjarcë – Stajkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me targa të Shkupit, që drejtohej nga një i mitur nga Shkupi, automjeti “Nisan” me targa të Shkupit që drejtohej nga 35-vjeçari me iniciale I.B nga Straçinca e Shkupit dhe automjeti “Audi” me targa të Shkupit që drejtohej nga 30-vjeçari me iniciale A.M nga Nikishtani i Shkupit, njofton KlanM.

Një i mitur nga Shkupi me “Audi” është aksidentuar me dy vetura tjera në rrugën lokale Bërnjarcë-Stajkovcë.

Mbrëmë në redaksinë e Klan Maqedoni kanë arritur disa pamje të aksidentit që kishte ndodhur mes tre veturave afër një deponie mbeturinash në komunën e Gazi Babës.

Sipas denoncimit, 13 persona kanë marrë lëndime serioze, në mesin e tyre edhe tre fëmijë të moshës 2, 4 dhe 6 vjeçare.

Nga MPB sot për rastin në fjalë janë prononcuar për Klan Maqedoni duke dhënë detaje rreth aksidentit.

Sipas policisë në këtë aksident trafiku kanë qenë të implikuar dy vetura “Audi” dhe një “Nisan”, të gjithë me targa të Shkupit.

Comments