Aksidenti në Serbi, identifikohet viktima e tretë nga Maqedonia
Eshtë identifikuar edhe viktima e tretë nga aksidenti tragjik në Leskovac në Serbi. Bëhet fjalë për një grua, të moshës 63 vjeçare nga Kavadari, me inicialet V.K. Paraprakisht u identifikua edhe identiteti i dy viktimave tjera, K.K 68 vjeçe nga Koçani dhe V.Sh 68 vjet nga fshati Buçin I Krushevës. Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës së të lënduarve tha se në spitalin në Leskovac për moentin janë të shtruar 8 persona dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Në spitalin e Nishit, sipas Filipçes janë të hospitalizuar gjashtë shtetas të Maqedonisë me lëndime të rënda të cilët pas vlerësimeve do të vendoset nëse do të operohen në Serbi ose do të kthehen në Shkup për tu operuar.
Për momentin të gjithë janë stabil por seriozisht të lënduar që kanë nevojë për një periudhë prej disa ditësh për ti përcjell parametrat e tyre vitale. Tek dy prej tyre është e mundur të kemi situatë ku duhet të bëjmë ndërhyrje kirurgjikale “- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Në vizitë të të lënduarve ishte edhe sekretari gjeneral I Qeverisë, Dragi Rashkovski I cili tha se gjatë ditës do të kryhet obduksion ndaj tre viktimave të cilët përmes ambasadës së Maqedonisë në Serbi do të kthehen në vendlindje. Rashkovski gjithashtu ka njoftuar se në mesin e të lënduarve është edhe shoferi I autobusit I cili po mbahet nën mbikqyrje të policisë derisa nuk konfirmohet shkaku I aksidentit. Përveç tre viktimave, në këtë aksident u lënduan edhe 32 persona të tjerë.
Aksidenti tragjik ndodhi dje në orët e para të mëngjesit në autostradën Leskovac-Nish, derisa autobusi I kompanisë strugane “Eurobus” po udhëtonte drejt Vjenës. Edhe pse nuk ka qëndrim zyrtarë për shkaqet e aksidentit, mediat serbe raportojnë se kushtet atmosferike, rrugët e rrëshqitshme nga bora dhe akulli janë shkaktarët e kësaj tragjedie.