Pas lëndimeve të marra nga aksidenti i së premtes që ndodhi në qarkoren e Shkupit, ka ndërruar jetë polici shqiptarë Safet Bajrami informon FAKTIDITOR.CH. Ai përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.
Në aksident janë përfshirë vetura e tipit BMW dhe një mjet i rëndë transportues. Sipas dëshmitarëve vetura e tipit BMW është goditur nga kamioni nga prapa pasiqë e njëjta ka qenë e ndalur nga zyrtarë të policisë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. E pas goditjes së marrë, vetura e tipit BMW është kapluar nga zjarri.
I ndjeri Safet Bajrami ishte pjesë e një patrulle policore, i cili mbeti me plagë të rënda gjatë kryerjes së detyrës ndërsa më pas ndërroi jetë në spital.
Faktiditor u shprehë ngushëllimet më të thella familjes për këtë humbje të madhe.

