Aksidentohet autobusi, 13 persona të vdekur në ShBA



Një autobus është përplasur në ShBA, ku si pasojë kanë vdekur të paktën 13 persona, sipas NBC.
Numri i të plagosurve raportohet të ketë kaluar shifrën prej 31 personash.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në autobus për më shumë viktima, duke shtuar se një numër i madh janë dërguar menjëherë në spitalet më të afërta të zonës.