Aksidentohet furgoni me turistë amerikanë në Tepelenë, arrestohet shoferi

246
fresco

 


Aksidentohet furgoni me turistë amerikanë në Tepelenë, arrestohet shoferi

Një furgon me 20 turistë amerikanë nga Karaibet u aksidentua në Tepelenë. Mjeti doli nga rruga dhe për pasojë u plagosën 6 persona. Policia tha se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë përgjumja e shoferit të mjetit, Arben Lame, 46 vjeç, nga Fieri. Ai është arrestuar.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur se ata janë:

midle

S.K, 6 vjeçe, banuese në SHBA, jashtë rrezikut për jetën.

A.F, 66 vjeç dhe R.F, 79 vjeç banues në Tirinad – Tabako (të dy këta shtetas ndodhen në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën).

M.H, 70 vjeçe banuese në SHBA

J. H, 63 vjeç, dhe R.P 64 vjeç. (të tre këta shtetas ndodhen në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën)

Comments