Nga aksidenti janë lënduar 14 persona
Ish-ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj është lënduar në një aksident në autostradën Tabanoc- Kumanovë.
Sipas mediave aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 disa kilometra nga pika kufitare Tabanoc, ku janë përplasur një autobusë me dy makina, në njërën prej të cilave ishte ministri Ahmetaj, shkruan vizionplus.
MPB njofton se në këtë aksident janë lënduar 14 persona, mes të cilëve edhe Ahmetaj, i cili po udhëtonte me makinën “Range Rover”.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ish-ministri Ahmetaj po ashtu ka pësuar lëndime të lehta trupore.