Aksidentohet për vdekje një 7vjeçare në Krujë



Krujë-Një vajzë e vogël është aksidentuar për vdekje nga një 23-vjeçar, i cili ka përfunduar në prangat e policisë.
Aksidenti është shënuar në aksin Bubq-Mozhë, ku i riu ka përplasur me automjetin që drejtonte, 7-vjeçaren. Policia njofton se, Erjon Laska, 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford Puma” me targa DR 2273 E, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale, A.D. 7 vjeçe.
Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, po nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka gjetur vdekjen.