Aksidentoi tre policët në Kamëz, burg për djalin e ish- deputetit
Gjykata e Tiranës dha sot ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, duke pranuar kërkesën e prokurorisë.
Avokati i Arnold Kolës, deklaroi se klienti i tij shfaqi pendesë duke thënë se gjithçka ishte aksidentale.
22- vjeçari, djali ish- deputetit socialist Ndue Kola, drejtonte në gjendje të dehur makinën tip fuoristradë “Lexus” në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, kur përplasi furgonin e policisë, që patrullonte me 20 km/orë në anë të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e efektivit të policisë Ervin Haxhia 42 vjeç, ndërsa u plagosën Besmir Voi dhe Neil Hoxha./a.y/noa.al
– See more at: http://www.noa.al/artikull/aksidentoi-tre-policet-ne-kamez-arrest-me-burg-per-djalin-e-ish-deputetit/615200.html#sthash.PomId4D8.dpuf