Aksion i madh policor në fshatin Brezë

270
fresco

Sot gjatë ditës forcat policore maqedonase kanë ndërmarrë një aksion të madh në malësinë e Kumanovës.

Forca të shumta policore të shoqëruara me autoblinda dhe kamion kanë shqetësuar sidomos banorët e fshatit Brezë.

midle

Banorë të fshatit për agjencinë e lajmeve INA njoftuan se i tërë fshati është i rrethuar nga forcat policore dhe se ka edhe banorë të arrestuar.

Agjencia e lajmeve INA mëson se aksioni po zhvillohet për kapjen e disa personave të cilët po i presin malet në mënyrë të paligjshme.

Por banorët shprehin revoltën për numrin e madh të policisë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 300 policisë të njësive speciale, 10 kamionë, 10 minibusa, makina blinduese, defender etj. (INA)

Comments