Aksion i madh policor në gjithë Maqedoninë


Byro për siguri publike ka njoftuar se janë ndërmarë një sërë aksionsh të ndryshme për vepra të ndryshme penale ndaj të cilëve po bëhen hetime dhe për momentin ndiqen mbi 28 persona për vepra të ndryshme të shkaktuara, njofton Zhurnal.

Një numër i madh i aksioneve janë realizuar mbi gjetjen e drogës nëpër lokalitete të ndryshme ndërsa në këto aksione janë arrestuar 11 persona prej të cilëve 10 janë nga Maqedonia kurse një tjetër nga Shqipëria.
Gjithashtu janë duke u realizuar aksione të ndryshme nëpër qytete të ndryshme lidhur me ndalimin e emigrantëve të paligjshëm që qëndrojnë në vend si dhe parandalimin e personave shteas të Maqedonisë të cilët janë duke mbajtur fshehur emigrantët dhe po bëjnë trafikmin e tyre.
Mes këtyre aksioneve janë arestuar edhe persona të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale përfshirë këtu edhe krim klasik, vjedhje dhe dhunim, transmeton Zhurnal.