Aksion i ri i rinisë së AKI-së në Tetovë, mesazhi i Bajram Rexhepit për unitet

70
fresco

Aktivistë e rinisë së Aleancës Kombëtare për Integrim edhe sot kanë vazhduar me aksionin e tyre për shpërndarjen e fletushkave të programit të kandidatit Bajram Rexhepit për komunën e Tetovës.

Bajram Rexhepi, ka dërguar një mesazh bashkimi dhe respekti për të gjithë qytetarët e Tetovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nuk ka më ndarje. Ka vetëm një Tetovë, ku secili do të ndjehet i respektuar dhe i barabartë,” ka shkruar Rexhepi, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe barazisë mes qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo politike.

Comments