Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundër “kokave të krimit” si po i cilësojnë krerët e institucioneve të Kosovës dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Në pllakat e sheshit te ndërtesa e Qeverisë, aktivistë kanë shkruar “KOKAT E KRIMIT” dhe kanë vizatuar shenjën që çon te ndërtesa e Qeverisë.
Ndërsa, në një pankartë, ata kanë shkruar “Krimi i organizuar”.
Sipas kësaj pankarte, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është “Mushkëritë e krimit”, kryeministri Ramush Haradinaj është “Mëlçia e krimit”, presidenti Hashim Thaçi “lukthi i krimit”, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është “veshkët e krimit” dhe kompania Devolli – “zorrët e krimit”.
Para fillimit të aksionit të aktivistëve të Vetëvendosjes është shtuar prania e Policisë rreth ndërtesës së Qeverisë.
LIVEAksion i Vetëvendosjes
Gepostet von Kallxo.com am Mittwoch, 22. August 2018