Akt i çuditshëm i maqedonasve, i ndalojnë femrat…

164

Moebel THEMA

auto_o1480933625

S’ka rezultate, s’ka gara ndërkombëtare për futbollistet (femra). Askush nuk e kishte pritur se Federata e Futbollit e Maqedonisë do të marrë një vendim të çuditshëm, por që e ka justifikuar me rezultatet katastrofë që kishte përfaqësuesja e femrave në rrafshin ndërkombëtar. Dhe këtu humb durimi dhe merret një vendim që të ngrihet aktiviteti i femrave deri në vitin 2019. Siç merret vesh, FFM, ngrin aktivitetet e përfaqësueses së femrave. “Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka marrë vendim që deri në vitin 2019 të ngrihen të gjitha aktivitete e përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë në futboll për femra. FFM ka vendosur që këtë përfaqësuese mos ta paraqes në eliminatoret për botërorin e 2019 dhe për këtë ka njoftuar edhe UEFA-në. Shkak kryesor për të marrë një hap të tillë janë rezultatet katastrofë të përfaqësueses në eliminatoret e kaluara për “Euro2017” që do të mbahen në Holandë. Maqedonia këto eliminatore i mbylli me zero pikë dhe me golaverazhin prej minus 47 gola, pasi në 8 ndeshje ka shënuar vetëm 4 gola. Nga FFM-ja, bëjnë të ditur se në mbledhjen e parë të KD-së, nga puna do të pushohet tërë stafi teknik i përfaqësueses së femrave”. Dhe ky është ndëshkimi për mossukses!

Comments