Aktakuza ndaj Limajt bën bujë në mediet ndërkombëtare

111
Aktakuza ndaj Limajt bën bujë në mediet ndërkombëtare

Moebel THEMA

fatmir-limaj-730x431Mediet më prestigjioze botërore si New York Times, Washington Times, ABC News e Daily Mail kanë raportuar për aktakuzën e ngritur ndaj ish-komandantit të brigadës 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Insajderi.

“Prokurorët e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj një politikani të njohur në Kosovë për krime luftë, që lidhen me dy vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës në vitin 1998”, shkruan gazeta e njohur amerikane New York Times.

new

Raportimi i gazetës prestigjioze amerikane “New York Times” për aktakuzën ndaj Limajt

New York Times citon ish-komandantin e UÇK-së të njohur me nofkën “Çeliku”, të ketë thënë se “ky rast është duke u keqpërdorur me qëllim përndjekjen ndaj meje”.

Ndërkohë gazeta tjetër amerikane Fox News shkruan se “Politikani kosovar akuzohet për krime të lidhura me liftën e Kosovës”.

Aktakuza e ngritur ndaj Limajt është raportuar edhe në Serbi. Vend ky që ka qenë i përfshirë në luftën e Kosovës, në vitin 1998-1999. /Insajderi.com

limu

Comments