Aktakuzë kundër Pançevskit, dyshime për keqpërdorim të sistemit AKMIS

296

Shkup, 8 korrik – Prokuroria Themelore Publike, Shkup, njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër Vlladimir Pançevskit, ish-kryetarit të Gjykatës Penale Shkup për veprën penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencat e tij, gjegjësisht për keqpërdorimin e sistemit AKMIS, sistem i cili përdoret për ndarjen e lëndëve gjyqësore nëpër gjykatës të caktuar.Sipas kumtesës se PPTH Shkup, i akuzuari Pancevksi gjatë periudhës 2013 deri 2016 me qëllim në shumë raste ka kryer veprime të paligjshme që përbëjnë vepër penale. Në kornizat e procedurës parahetimore, prokuroria mori në pyetje 19 persona si dëshmitarë që janë të punësuar në Gjykatën Penale Shkup, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

“Prokuroria konstatoi se në periudhën prej 23 janarit të vitit 2013 deri më 14 shtator 2016, i akuzuari si zyrtar, në pozitë – kryetar i gjykatës Penale Shkup, me paramendim ka kryer më shumë veprime që paraqesin kryerje të shumëfishtë të veprës penale, duke shfrytëzuar relacionet dhe mundësitë e njëjta, me çka i ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare”,

Nga prokuroria thonë se ai edhe pse ka pasur obligim ta ndjekë gjendjen që ka të bëjë me udhëheqjen e lëndëve në gjykatë, veçanërisht me formimin e lëndëve, i akuzuari si kryetar i gjykatës ka ndikuar në mënyrën e shpërndarjes elektronike të lëndëve që kanë arritur në gjykatë. I akuzuari me paragraf të shkruar dhe gojarisht i ka obliguar të punësuarit në arkivin e gjykatës, të cilët kanë pasur qasje deri tek AKMIS-i, ka dhënë urdhër të shpërndajnë lëndë konkrete mes gjykatësve jashtë kohës së pranimit të lëndës në gjykatë, dhe ka dhënë drejtime se cili gjykatës ta marrë lëndën. Me veprimet e këtilla, i akuzuari klientëve ua ka shkelur të drejtën për qasje të barabartë para gjykatës në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe interesave të tyre juridike.

Për akuzën e ngritur ka reaguar edhe vet Vladimir Pancevski. Ai në rrjetin e tij në facebook, ku shkuar “na qoftë për hajër” dhe një ditë do të turpëroheni të gjithë.

Comments