Aktakuzë ndaj deputetit Milaim Zeka për mashtrim e pastrim parash

392
fresco

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj deputetit Milaim Zeka dhe dy personave të tjerë për mashtrim, shmangje nga tatimi dhe pastrim i parave.
Sipas aktakuzës të pandehurit, I.K dhe M.Z., që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht të pandehurit e lartcekur më 02.06.2016, kanë regjistruar biznesin, si agjencion punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani, ashtu që të pandehurit I.K dhe M.Z., kanë mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Gjithashtu, të pandehurit I.K., M.Z dhe E.K.,kanë kryer veprën penale “pastrimi i parave”, transmeton Klan Kosova.

 

Comments