Akti fisnik i pronarit Jonuz Iljazit -me marrëveshje paraprake rrënohet objekti pranë shkollës
Pas ndërtimit të një shtëpie një banori, një tjetër akt i madh ka ndodhur në Sllatinë të Komunës së Tearcës duke treguar shenja tolerance dhe një akti të madh.Me marrëveshje arrihet gjithcka, aq më tepër kur pronari tregohet zemërgjerë dhe më shumë tregohet njeri fisnik dhe në interes të shoqërisë se sa atë personal transmeton Faktiditor.Ky gjest i madh ka ndodhur sot në Sllatinë në rrënimin e një objekti ku më shumë fitues do të jenë nxënësit.
Të hënën me një marrëveshje paraprake është bërë rrëzimi i objektit pranë shkollës, që ishte pronë e Jonuz Iljazit.
Marrëveshja ishte arritur ndërmjet pronarit të objektit Jonuz Iljazit, i cili u tregua shumë zemërgjerë në këtë nismë, pastaj kryetarit të komunës Isen Asanit dhe drejtorit të shkollës Bekim Imerit.
Sipas marrëveshjes kjo hapësirë do të jetë pronë e shkollës, që do të shfrytëzohet për nxënësit dhe gjithë të punësuarit e shkollës.
Çlirimi i kësaj hapësire ndikon në lëvizjen më të lirë të nxënësve dhe në dukjen estetike të shkollës.
Të gjitha palët në marrëveshje i bashkoi qëllimi për të mirën e përgjithshme./Faktiditor/.