
Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, ka ironizuar me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq për çështjen e murit.

Ajo ka thënë se Serbia është lëkundur, njerëzit janë frikësuar, por kërkesa e Bashkimit Evropian dhe Kosovës është plotësuar.
Në llogarinë e saj në Facebook, Miliq ka publikuar faksimilen e “Indeksonline” ku shihet marrëveshja për rrënimin e murit.
Ndryshe, Miliq njihet si një kundërshtuese e fortë e Vuçiqit dhe politikës së tij.
Kujtojmë se Miliq, ditë më parë ka qenë e ftuar në nj debat televiziv me Vuçiqin, por ajo më pas ka lëshuar sallën. Më poshtë mund ta ndiqni këtë moment./Indeksonline/