Aktori i njohur reagon për Ndrenikën: T’ju vij turp që luani me shëndetin e tij

182
fresco

Aktori i njohur reagon për Ndrenikën: T’ju vij turp që luani me shëndetin e tij

Gjatë ditës së sotme u vu sërish në vëmendjen e mediave artisti i merituar Robert Ndrenika, për shkak të një foto të vjetër të publikuar në të cilën ai shfaqet në spital

Reagimeve të shumta i është shtuar edhe aktori Marin Orhanasi. Ai ka publikuar një status në rrjete sociale ku shprehet se Ndrenika është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe gjithashtu sulmon portalet për shkrimet e tyre.

“Tani sa fola nè telefon me Mjeshtèrin Robert Ndrenika. Jo vetèm qe nuk èshtè sèmurè por èshtè per Masha-Allah duke pirè kafe nè mes tè Tiranès. Kush gazetar apo portal ka dashur tè bèjè lajm me shèndetin e mjeshtèrit, TI VIJÈ TURP,”-përfundon aktori statusin e tij./Gazeta Express/

Comments