Aktori i “Stupcave” në rrezik për jetë, kërkon ndihmë!

Aktori i njohur i “Stupcave”, Osman Azemi, ndihet i rrezikuar nga qentë endacak që qëndrojnë në lagjen “Bregu i Diellit”, Prishtinë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se banortë e kësaj pjesë janë në rrezik për jetë.
“VËMENDJE: Në lagjen Bregu i Diellit banorët janë në rrezik!Lusim qytetaret të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. Poashtu, lusim avokatin e popullit të na ndihmoj”, shkruan humoristi i njohur./Magazina/