Akuza se Albulena Haxhiu punësoi në ministri gruan e frizerit të saj, plasin reagimet
Për Brikena Kelmendi – Gashin, gruan e frizerit të njohur, Armend Gashi, viti i ri ka nisur mjaft mbarë. Ajo është punësuar në ministrinë e Drejtësisë, konkretisht në dikasterin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Deri këtu duke çdo gjë në rregull. Por, mjegulla fillon të tretet kur shikohet afërsia e frizerit në fjalë me Vetëvendosjen, e konkretisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Kjo e fundit, veç pak para pak ditëve, reklamonte stilin e ri të flokëve të saj të realizuar në lokalin “Vogue Hair”. Këtë, natyrisht jo përmes profilit të saj në rrjete sociale, por përmes profilit të biznesit të frizerit Armend Gashi.
Ky i fundit, para ca viteve ishte shfaqur me krenari në një fotografi teksa “zbukuronte” edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.