Akuzat për Neymar: Trindade rrëfehet gjashtë orë para policisë së Sao Paulo

272

Najila Trindade ka dhënë dëshmitë e saj tek autoritetet lokale të Sao Paulo, mbi insistimin e saj se është përdhunuar nga Neymar JR.

Rrëfimi i Trindade është bërë gjatë së premtes, kur ajo ishte përcjellë në seancë me përkujdesje të policisë, transmeton lajmi.net.

Pas dëshmive të dhëna, ajo kishte dal bashkë me avokatin e saj dhe nuk kishte folur për reporterët.

Policia nuk ka zbuluar detajet që janë treguar nga Znj. Trindade, por kanë treguar se kishte akuza kundrejt Neymar.

Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë ngjarjet lidhur me këtë dramë që ka nisur tash e disa ditë.

Comments