Al-Nusra merr përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

196

Al-Nusra merr përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

Grupi terrorist Al-Nusra ka marrë përsipër vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, i cili u qëllua ndërsa ishte duke mbajtur një fjalim në një galeri artesh në Ankara.

Al-Nusra përmes një deklarate në internet ka theksuar se ata janë përgjegjësit për vrasjen e ambasadorit, duke shtuar se kjo ishte një hakmarrje ndaj Rusisë, për atë se çfarë ushtria e tyre është duke bërë në Siri.

Grupimi Al-Nusra ka qenë pjesë e Al kaedës, por që prej 28 korrikut ka bërë publike ndarjen prej tyre, duke dalë hapur si front për lirinë e Sirisë.

Ndërkohë që për vrasjen e ambasadorit rus më herët në deklaratë dolën dhe përfaqësuesit e ISIS, ndërsa autoritete turke thanë se vrasësi ishte pjesë e grupit puçist që drejtohet nga Fetulah Gylen.

 

Comments