ALARM I RREMË PËR BOMBË NË KUVENDIN E MAQEDONISË

219

Një person anonim mbrëmë rreth orës 23,   ka paraqitur se është vendosur bombë në Parlamentin e Maqedonisë.

Nga MPB e konfirmojnë rastin, por të njëjtin thonë se paraqitja për bombë të vendosur në Parlament ka qenë i rrejshëm.

“Po ka pasur paraqitje për bombë, por ka qenë e rrejshme. Dje në ora 23:02, në linjën telefonike 192 nga ana e N.N. me zë burri është paraqitur se më parë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ka të vendosur bombë. Ne i kemi njoftuar njësitet për antiterrorizëm për ndërmarrjen e të gjitha  masave të mëtutjeshme”, tha zëdhënësja e MPB-së  Natalia Spirova.

Comments