Alarm nga ish-polici: Stacionet policore në gjendje të rëndë, ndalohen hapësira në kampin special në veri

148

Gjendja infrastrukturore në disa objekte policore në Mitrovicë po ngre shqetësime serioze, pasi inspektorët sanitarë kanë kryer kontrolle në kampin e Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në veri, pas raportimeve për kushte të papërshtatshme pune për zyrtarët policorë.

Sipas raportimeve, në disa hapësira të kampit është ndaluar veprimtaria për shkak të gjendjes së konstatuar gjatë inspektimit.

Gazetarja e “Vox Kosova”, Doruntina Bylykbashi, deklaroi se pavarësisht ndarjeve buxhetore, investime konkrete në këtë kamp nuk janë realizuar.

Ndërkohë, avokati dhe ish-polici Visar Rrecaj theksoi se zyrtarët policorë vazhdojnë të shërbejnë edhe në kushte të vështira, pa i bërë publike problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, gjendje e ngjashme paraqitet edhe në shumë stacione të tjera policore në Kosovo, duke ngritur pyetje për kushtet reale të punës në institucionet e sigurisë.

Comments