Alarm për bombë në Angli, 5 të arrestuar për terrorizëm 

431

 

Policia angleze

Një ekip i çaktivizimit të bombave është thirrur në zonën “Lee Banka” në Birmingham të Anglisë, pasi pesë persona u arrestuan për terrorizëm.

Të pesë u arrestuan si të dyshuar për përgatitjen apo nxitjen e akteve të terrorizmit, njoftoi policia.

Dy të dyshuar, të moshës 32 dhe 37-vjeç, u arrestuan në zonën e Stoke-s në Staffordshire.

Ndërsa, dy të tjerë, të moshës 18 dhe 24-vjeç, u arrestuan në shtëpitë e tyre në Birmingham. Po në Birmingham, u arrestua edhe i dyshuari i pestë, një 28-vjeçar, raportojnë mediat lokale, shkruan Syri.net.

Policia njoftoi se si pasojë e një prej arrestimeve, një ekip i çaktivizimit të bombave është thirrur në vendngjarje.

Ata shtuan se kjo ishte “një masë parandaluese”.

Efektivët janë ende në kërkim në pronat e të arrestuarve. /Syri.net/

Screenshot_2Screenshot_1

Comments