Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

95

Një alarm për bombë është dërguar në adresë të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Moebel THEMA

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka thënë Borovci.

Në objektin e Rektoratit të UP-së tashmë kanë arritur edhe njësitet K9 të policisë. /Lajmi.net/

Comments