Alarmi i Ahmetit: Marrëveshja e Ohrit po cenohet

85
fresco

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë dhënë emisionit “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka vë theksin mbi të gjitha tek rrezikimi serioz i Marrëveshjes së Ohrit nga ana e partive në pushtet.

“Marrëveshja e Ohrit është seriozisht e rrezikuar. Këta janë përgatitur t’i vënë gozhda të arkivolit. Gjykata Kushtetuese mori iniciativë në material të përgatitur 72 faqësh në dhjetor të vitit të kaluar që të hiqet Ligji i gjuhës shqipe nga përdorimi dhe të mbetet gjuha shqipe në nivel komunal, lokal dhe të flasim ne në shtëpi lirshëm”, tha Ahmeti, shkruan Klankosova.

Sipas Ahmetit, VMRO zgjodhi rrugën nacionaliste ku doli me platformën “Sërish Maqedonia e jotja”, që sipas tij, do të thotë që ta kthejnë sërish Maqedoninë e Veriut tek maqedonasit dhe të përjashtohen shqiptarët dhe komunitetet e tjera.

“Doli me kërkesën që të hapet një plagë e mbyllur, sërish Tribunali i Hagës për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke filluar që nga unë, shtabi i përgjithshëm dhe të tjerët. Mua nuk më ka frikësuar dhe nuk më frikëso. Kjo ishte një goditje direkte e Marrëveshjes së Ohrit, kontratës për të cilën ne ishim dakorduar që shqiptarët të ngrihen në element shtet-formues”, tha Ahmeti

Comments