Alban Skënderaj publikon këngën “Lea”[Video]

Ani pse nuk publikon shpesh këngë të reja, suksesi i tyre është i garantuar, shkruan lajmi.net.
Këngëtari sapo ka publikuar projektin më të ri me titull “Lea”, këngë të cilës ia ka shoqëruar edhe videoklipin.

Tekstin e këngës e ka shkruar Alban Skënderaj, për mix-masterin është përkujdesur Lorenc Aliaj, kurse klipi u realizua nga Imagine Films.
Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Lea”, nga Alban Skënderaj./Lajmi.net/