Albano Idrizi: Besoj krenarisht se amaneti i gjakut do të vihet në vend

316
fresco

Jam i emocionuar të flas për origjinën, për gjakun tim, për Çamërinë. Këto emocione shtohen orë pas ore kur dëgjova se Çështja çame u pranua në KE. Shoh se sa krenarë janë sot bashkë patriotet e mi për këto hapa të rëndësishëm që po merr çështja çame.

Ne jemi në një sfide të vështirë. Jemi në sfidë me historinë pasi duam ta zhbëjmë atë që u bë keq dikur, e që gjyshërit tanë e paguan me gjak. Sot këtij emocioni i shtohet dhe barra e madhe dhe fisnike e Amanetit . Amaneti i gjakut që nuk shuhet asnjëherë.

midle

Që në fëmijëri u rrita me tregimet e gjyshes sime që kishte vuajtur dhe kishte parë me sy masakrat që u bënë në vatanin e tyre. E natyrisht para syve të saj shfaqej si mirazh malli çdo gur, çdo shpirt i lënë pas në atë rruge pa kthim. Isha fëmijë kur ajo ndërroi jetë, e si për çudi në grahmat e fundit, sytë i ngelen nga dritarja. Ndoshta ëndrrën e saj nuk e realizoi dot ta shihte edhe njëherë Çamërinë. Fatkeqësisht ime gjyshe nuk ishte e vetmja që e la këtë botë me brengë në zemër. E kjo gjë na obligon dyfish mua dhe çdo shqiptar të Çamërisë dhe cilindo që e ndjen veten patriot për të bërë më tepër që të mos derdhen më lot brengash e hidhërimi.

Sot jam i lumtur kur dëgjoj që flitet për Çamërinë lirshëm, kur politikanë artikulojnë me zë që çështja çame është e të gjithëve. Jo me larg se dje KE njohu çështjen çame. Ky është një hap shumë i rëndësishëm që na bën krenarë të gjithëve. Kjo tregon se diplomacia jonë po flet me gjuhe te barabartë sepse është në të drejtën e saj, të drejte që e ka të mbështetur në fakte konkrete të pakundërshtueshme. Natyrisht që të gjitha këto zhvillime pozitive nuk do te vinin nëse nuk do të kishte përpjekje të kahershme për t’i dhënë një zgjidhje kësaj çështje.

Unë jam çam sepse besoj tek fuqia e bashkimit! Besoj se ne mund t’ia dalim përtej çdo pengese, që një ditë ta prekim Çamërinë tonë të gjithë bashkë.

Unë jam çam, sepse emrin e Çamërisë e fisnikëron historia e saj e lavdishme me djem e vajza që i kane dhënë jetën e tyre çështjeve të drejta kombëtare.
Ndaj dhe sot jam pjesë e PDIU duke besuar tek bashkimi i të gjithëve ne për misionin tonë fisnik. Të bashkohemi për t’i dhënë zë të vërtetës tone. Unë jam Çam dhe besoj krenarisht se amaneti i gjakut do të vihet në vend.

Kryetar i Forumit Rinor të PDIU-së*

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
– See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=377244#sthash.PEp3iu4w.dpuf

Comments