Albi Qamili: BDI-ja në panik se çfarë do të flasë Artan Grubi para organeve të drejtësisë
“Artan Grubi është figura më komprometuese në Maqedoni, i cili ka keqpërdorur pozitën e zv.kryeministrit. BDI është në panik nga ajo se çfarë mund të thotë Grubi para organeve të drejtësisë”, tha zv.kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, kur u pyet në lidhje me kthimin e Artan Grubit.
“Fokusi në arresti shtëpiak për Artan Grubin është zhvendosje vëmendje nga BDI, për të mos u fokusuar tek ajo se çfarë do të thotë ai. Ai është kutia e zezë. BDI-në e ka kapur paniku se çfarë do të flas ai para organeve të drejtësisë”, tha Qamili.
“Ne nuk kemi çfarë të zbardhim shkeljet e Grubit kur kemi vendimin se ai është në listën e zezë. Artan Grubi është ndër figurat më komprometuese, i cili ka keqpërdorur pozitën e tij si zv.kryeministër. Ne nuk duam që të komentojmë veprimet e gjyqësorit, pasi nuk duam të ndikojmë ashtu siç ka ndikuar vet Grubi dhe partia e tij në qeverisjen e kaluar, pasojë e së cilës ne sot përballemi me 2 përqind besueshmëri në gjyqësor”, tha mes tjerash Qamili.

