Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtika folur për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas tij, Kosova vazhdon t’i ketë institucionet e dobëta.
Kurti konsideron se më shumë se gjysma e projektligjeve që vijnë në Kuvendin e Kosovës janë plotësim e ndryshim i atyre paraprake.
“Si bëhet që Kosova ka kaq shume korrupsion dhe ministrat e drejtësisë nuk u shkarkuan apo dorheqën asnjëherë.
Ne Kosove kemi ministër te drejtësisë por nuk kemi drejtësi, kemi ministër te integrimit evropiane por nuk kemi integrime evropiane.
Para një dekade presidenti i sotëm, aso kohe kryeministër pati premtuar liberalizim te vizave për 15 muaj, e para 18 muajve, kryeministri i sotëm pate premtuar liberalizim te vizave për tre muaj”, ka theksuar ai gjatë konferencës.
Ai thotë se Kosova ka shumë korrupsion, dhe ministrat nuk pranojnë asnjëherë të japin dorëheqje.
“ Para nje dekade presidenti i sotëm, aso kohe kryeministër pati premtuar liberalizim te vizave për 15 muaj, e para 18 muajve, kryeministri i sotëm pat premtuar liberalizim të vizave për tre muaj. Haradinaj e Veseli si dhe ministrat Aberald Tahiri e Dhurata Hoxha premtuan per liberalizim te vizave ketë vit. Qe te gjithë këta me ne krye Thaçin janë gënjeshtar e mashtrues. Asnjëri prej tyre nuk jep dorëheqje. Kur nuk janë tinëzar janë zullumqar.”, ka vlerësuar tutje Kurti.
Lideri i LVV, ka folur në veçanti për çështjen e liberalizimit të vizave.“Në maj të vitit 2016, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën nën pre supozimin që qeveria do të përmbushte dy kriteret e mbetura, e para Demarkacionin me Malin e Zi dhe progresi në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Të gjithë atë që menduan se mund të bëjnë pazare me tokë të qytetarëve të Kosovës e të shtetit tonë dhe të fitojnë amnisti për korrupsionin e kapjen e shtetit morën përgjigje të merituar nga BE por të dhimbshëm për qytetarët e Republikës sonë.”, ka shtuar ai.