Albin Kurti shpallë fitore, e përcakton kush ka merita

107

 

Moebel THEMA

Albin Kurti shpallë fitore, e përcakton kush ka merita

Albin Kurti shpallë fitore, e përcakton kush ka merita

Albin-Kurtiiii-650x358Lëvizja Vetëvendosje ka festuar për tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Derisa kreu i VV-së, Visar Ymeri, fliste para protestuesve, këta të fundit brohoritnin emrin e Albin Kurtit. Ky doli para tyre, shpalli fitore dhe përcaktoi kush ka merita.

Tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje e ka shndërruar në fitore të vetën. Këtë e bëri menjëherë pas përfundimit të seancës, duke dalë para protestuesve me deklarata si: Urime, kemi korrur fitore!

Derisa Visar Ymeri mundohej që të përkufizonte tërë angazhimin e partisë së tij që një vit rreth kësaj kauze, protestuesit nuk ishin të interesuar për të. Ata brohoritnin emrin e ish-liderit, Albin Kurti, derisa ai doli në skenë, transmeton lajmi.net

Kurti e shpalli si fitore, tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës. Ai përsëriti qëndrimet e mëhershme rreth kësaj çështje, ndërkaq falënderoi protestuesit për mbështetje.

Kurti po ashtu përcaktoi se kush ka merita më shumë për këtë “korrje të fitores”.

“I falënderoj të gjithë deputetët, veçmas të Vetëvendosjes, të cilët korrën fitore”, ka thënë Kurti.

Ai falënderoi pastaj edhe deputet e LDK-së dhe PDK-së, duke përmendur Vjosa Osmanin dhe Nait Hasanin.

Ish-lideri i VV-së, i parapëlqyeri i aktivistëve të kësaj partie, nuk u rezistoi brohoritjeve të protestuesve. Ai u përfshi në turmë, për të ndjerë nga afër entuziazmin që ua krijoi atyre. /lajmi.net

Comments